Objekti i supermarketit “Viva Fresh Store”, në Ferizaj është përfshirë nga zjarri dhe tymi pak minuta pas mesnate, ndërsa pamjet kanë treguar se si objekti është përfshirë tërësisht nga flakët.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur për Telegrafin se zjarri është shuar tërësisht dhe se nuk ka të lënduar.
Ndërkaq, lexues të Telegrafit kanë dërguar pamje të objektit të Viva Fresh Store, ku shihet se objekti është djegur thuajse tërësisht. /Telegrafi/