Telegrafi

Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Capital T në bashkëpunim me Rinën dhe Eaz

Rap-artisti shqiptar, Capital T, ka njoftuar fansat se është në përgatitje të një projekti të ri.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me këngëtarët, Rina Balaj e Eaz, videoklipi i të cilëve është duke u realizuar në Shqipëri.

Në një video që ka ndarë me fansat, Trim Ademi (emri i vërtetë) thekson se derisa ishin duke xhiruar panë disa turistë, që iu bashkuan më pas atyre për në klip.

Foto: Screenshot/Instagram

Një pjesë e këtij projekti muzikor u realizua te ‘Syri i Kaltër’ që gjendet në Sarandë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Videoja më e lezetshme. Dirty Move. 30/08 në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Capital T këto ditë ka qenë shumë i komentuar në media për shkak të koncertit madhështor në Prishtinë.

“Time Capsule 2” u organizua në një nivel botëror me rreth 16 mijë njerëz të pranishëm. /Telegrafi/