Telegrafi

Pamje nga momenti kur vetura “hedh në ajër” dy të mitur në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e së dielës në Pejë, ku një veturë ka përplasur dy të mitur.

Njëri nga të miturit raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Telegrafi më herët raportoi për rastin në fjalë.

Ndërkaq, Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga momenti kur ngasësi përplas me veturë dy të miturit.

Lexo po ashtu Vetura godet dy fëmijë në Pejë - policia jep detaje

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor.

Ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga risitë në Ligjin për rregullat në trafik, gjobat e paraparë dhe masat tjera./Telegrafi/