Telegrafi

Pamje nga Gllogjani ku Njësia Speciale po kërkon të dyshuarin për vrasjen e trefishtë

Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës po vazhdon të kërkojë në Gllogjan e rrethinë, autorin e vrasjes së trefishtë që ndodhi mbrëmë në këtë fshat.

Në pamjet që ka siguruar Telegrafi, shihet se ata po kërkojnë në çdo cep për gjurmë të të dyshuarit.

Deri më tani, krejt çka dihet është që po hetohet në tri pista të ndryshme dhe se Policia e Kosovës ka marrë vazhdimisht informacione të ndryshme në lidhje me rastin.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga momenti kur një person sulmoi me kallashnikov një autobus të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit, ku i vdekur në vend mbeti shoferi i autobusit, ndërkaq më vonë plagëve të marra nuk i përballuan dy të rinj.

Lexo po ashtu Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës

Për identifikimin dhe gjetjen e autorit apo autorëve të krimit të mbrëmshëm janë angazhuar një numër i madh ekspertësh të të gjitha niveleve, Njësiti Special i Policisë së Kosovës, Prokuroria e Shtetit, si dhe hetimet po bëhen edhe në koordinim me AKI-në. /Telegrafi/