Se Sergio Busquets është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në vitet e fundit kjo tashmë është fakt që shumica pajtohen.
Spanjolli bën shumë gjëra në fushë që loja e Barcelonës të jetë sa më përfekte dhe shumë nga ato nuk kapen fillimisht nga sytë e tifozëve.
Një nga ato është roli i tij që kishte te goli i fitores së Barcelonës ndaj Atletico Madridit që u shënua nga Lionel Messi prej gjuajtjes së lirë.
Argjentinasi shënoi golin e 27-të sezonal në La Liga dhe atë 600-të në karrierë dhe kjo erdhi edhe fal mençurisë së Busquetsit.
Mesfushori spanjoll i ishte afruar Messit dha ia kishte shpjeguar idenë për të penguar Jan Oblakun që të ketë një pamje të mirë, pasi pesë herë Topi i Artë e pranoi, ai ia shpjegoi edhe Ivan Rakiticit dhe Gerard Piques.
Pastaj të tre së bashku shkuan pas murit të Atleticos dhe penguan pamjen e Oblakut, kështu që Messi mund të shënonte gol.
Plani i Busquetsit shkoi mirë pasi portieri slloven u shkëput bukur, por paksa me vonesë dhe nuk arriti të devijojë topin teksa e preku lehtë. /Telegrafi/
Busquets, Piqué y Rakitic. La intrahistoria del gol de Messi. #ElDíaDelFútbol pic.twitter.com/7bzvnMuka9
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) March 4, 2018
Goli nga disa kënde:
https://www.youtube.com/watch?v=LD8MPO4N5co