Site icon Telegrafi

A PAJTOHENI EDHE JU: Shkencëtarët kanë zbuluar 10 femrat më të bukura në botë (Foto)

Është konstatuar shkencërisht që këto janë femrat më të bukura deri tani, me proporcione perfekt të fytyrës.

Julian de Silva, nga Qendra për kozmetikën e avancuar faciale dhe kirurgjinë plastike nga Londra, ka kombinuar konceptin e lashtë të artë filozofik të prerjes Fi me hartën e kompjuterizuar të fytyrave në mënyrë që të përfitojë proporcionet perfekte të fytyrës.

Ky koncept është testuar në fytyrat e disa femrave të njohura dhe ka zbuluar se çfarë i bën të bukura, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa nuk ekziston konkludim përfundimtar se ç’është bukuria, sepse ajo është gjë subjektive – ky hulumtim mund të na japë supozimet përse disa njerëz na janë tërheqës.

“Me ndihmën e teknologjisë moderne, kemi arritur të zgjidhim disa mistere mbi tërheqshmërinë jen e disa njerëzve”, thotë Silva për revistën amerikane Harper’s BAZAAR.

Këto janë rezultatet e fituara mbi femrat më të bukura në botë:

1) Amber Heard (91.85%)

2) Kim Kardashian (91.39%)

3) Kate Moss (91.06%)

4) Emily Ratajkowski (90.8%)

5) Kendall Jenner (90.18%)

6) Helen Mirren (89.93%)

7) Scarlett Johansson (89.82%)

8) Selena Gomez (89.57%)

9) Marilyn Monroe (89.41%)

10) Jennifer Lawrence (89.24%)

/Telegrafi/

Exit mobile version