Telegrafi

Pajtohen Liam dhe Noel, mund të ndodhë ribashkimi i “Oasis” (Foto)

Dy vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher kanë filluar sërish të flasin me njëri-tjetrin dhe ky është lajm i mirë për të gjithë fansat e grupit “Oasis”.

Mosmarrëveshjet mes tyre shkaktuan prishjen e grupit në vitin 2009, ndërsa sipas spekulimeve, ata planifikojnë që të rikthehen bashkë në skenë.

Liam dhe Noel janë parë së bashku madje në shoqëri edhe të partnereve të tyre dhe miqve, ndërsa thuhet se kanë filluar bisedimet për të rinisur bashkëpunimin në vitin e ardhshëm.

Thuhet se dy vëllezërit tashmë kanë arritur pajtueshmëri që t’i kthehen së bashku skenës muzikore. /Telegrafi/