Telegrafi

Paga e Pogbas pengesë për transferimin e tij te Real Madridi

Paul Pogba mund të mos transferohet te Real Madridi shkaku i kërkesave të pagës së tij.

Mesfushori francez ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar nga Old Trafford dhe klubi më i përfolur për t’u transferuar ka qenë Real Madridi.

Gjithashtu është raportuar se Pogba është i gatshëm të zvogëloj pagën e tij për të nënshkruar një lëvizje në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Unitedi arrin në Australi për përgatitjet para sezonale, Lingard dhe Pogba përfshihen në përleshje verbale

Por, mediumet franceze raportojnë se kërkesat e mesfushorit të Unitedit ende janë të largëta dhe Reali po refuzon të paguajë atë.

Paul Pogba (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Le10Sport, paga e kërkuar nga Pogba mund të pengojnë shpresat e tij për t’u bashkuar me Mbretërit këtë verë.

Gjigantët spanjollë po refuzojnë të përputhen me pagën vjetore prej 15 milionë eurosh që ai fiton te Unitedi sepse do ta vendoste atë në të njëjtin nivel si kapiteni Sergio Ramos. /Telegrafi/