Telegrafi

Pacolli ende nuk është nisur për Kosovë, ai po vazhdon të qëndrojë në Tiranë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ende nuk është nisur për në Kosovë, ai është duke qëndruar në banesën e tij në Tiranë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, këshilltari i tij, Naim Murseli.

“Ai gjendet në apartamentin e tij në Tiranë”, tha ai.

I pyetur se kur do të kthehet Pacolli në Kosovë, Murseli tha se sot gjatë ditës do të kuptohet.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kreu i AKR-së, ishte nisur nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë. Pacolli udhëtoi me aeroplan privat nga Lugano në Tiranë, ku ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar rreth orës 18:00.

Lexo po ashtu Pacolli sonte do të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë

Pacolli ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve se ai duhet të futet në karantinë për dy javë, ai ka pohuar se nuk ka nevojë të qëndrojë i karantinuar pasi që ka qenë dy muaj i karantinuar në Zvicër.

Lexo po ashtu Pacolli reagon ashpër pas paralajmërimeve se duhet të qëndrojë në karantinë, pas kthimit nga Zvicra

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se për rastet e kthimit të shtetasve të Republikës së Kosovës aplikohen masat e njëjta, pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore./Telegrafi/