Mediat angleze kanë zbuluar se mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil favorizon një transferim tek Manchester Unitedi para tij te Barcelona.
Arsene Wenger konfirmoi këtë javë se Topçinjtë janë ende duke negociuar me Ozilin, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
Sipas tablodit britanik Daily Mail, një marrëveshje e re e Arsenalit me vlerë prej 235 mijë funteve në javë tashmë është hedhur poshtë.
Kjo pasi ylli i reprezentacionit të Gjermanisë e ka bërë të qartë për miqtë e tij që ai po vështron rreth një kalimi në Old Trafford.
Ozil dëshiron pagë prej 300 mijtë funteve në javë dhe Jose Mourinho e ka shikuar me vëmendje situatën e tij.
Trajneri i Djajve të Kuq po planifikon një ribashkim me yllin gjerman në Old Trafford, pasi më parë patën kohë të mira së bashku.
Edhe mesfushori 29-vjeçar do të jetë i hapur për një ribashkim me trajnerin e tij të vjetër te Real Madrid.
Dyshja ka punuar mirë së bashku në Bernabeu, me Ozilin që është i njohur që ka kuptuar shumë shpejt metodat e Mourinhos dhe ishte një lojtar kyç në skemat e tij. /Telegrafi/