Site icon Telegrafi

Ozil në Inter, Joao Mario te Arsenali

Bisedimet e Arsenalit me mesfushorin Mesut Özil për rinovimin e kontratës nuk po funksionojnë.

Largimi i gjermanit nga klubi londinez duket gjëja më e pritshme. Mediet angleze shkruajnë që “Topçinjtë” e presin diçka të tillë që në janar.

Portali “transfermarketweb.com” shkruan se 28-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Interit. Kampioni i botës në Milano shihet si zëvendësues i portugezit Joao Mario.

Ky i fundit nuk ka bindur drejtuesit e klubit me performancat e tij dhe, pse jo, mund të këmbehet me Özil-in, nëse Arsenali do të jetë dakord.

Trajneri Arsene Wenger ka theksuar se qëllimi i tij është t’i lërë kohë lojtarit për t’u menduar, edhe pse e di se, në rast dështimi, në qershor ai do të largohet me parametra zero.

“Ne duhet të marrim frymë një herë dhe të përqendrohemi te kompeticionet. Së shpejti do të rinisim negociatat”, – është shprehur francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version