Telegrafi

Ozil ka pranuar transferimin te Fenerbahce, do të jetë shok skuadre me Vedat Muriqin

Mesut Ozil ka vendosur të largohet nga Arsenali para fundit të kontratës së tij në vitin 2021.

Mesfushori turko-gjerman dëshiron që të largohet nga Londra këtë afat kalimtar veror dhe ai ka vendosur për klubin e tij të ri.

31-vjeçari dëshiron transferimin në elitën e futbollit turk ku i ka dhënë fjalën gjigantit nga Stambolli, Fenerbahce.

Ozil është pajtuar për një kalim te klubi turk dhe këtë e ka konfirmuar gazeta FotoMac.

Tani i mbetet Fenerbahces të gjejë zgjedhjen për transferimin e mundshëm të Ozilit nga Arsenali.

Topçinjtë janë gati të lejojnë largimin e tij nga Londra pasi paga e tij vjetore është mbi 15 milionë euro.

Gjithsesi Arsenal synon që të fitojë diçka nga shitja e Ozil, por besohet se kjo shumë do të jetë më e ulët se 20 milionë euro.

Në rast transferimi te Fenerbahce, Ozil do të jetë shok skuadre me reprezentuesin kosovar Vedat Muriqin i cili do ta kishte një asistues fantastik mbrapa vetës. /Telegrafi/