Telegrafi

Ozil drejt MLS-së, zbulohen tri klubet që e duan gjermanin

Mesut Ozil. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Mesut Ozil është duke i kaluar ditët e fundit si futbollist i Arsenalit.

Mesfushori turko-gjerman nuk është në planet e trajnerit Unai Emery i cili rrallë e aktivizon këtë edicion.

E ardhmja e ish-reprezentuesit të Gjermanisë duket se do të jetë në kampionatin amerikan MLS.

Mediat angleze kanë zbuluar tri skuadrat amerikane që janë duke kërkuar me ngulm transferimin e Ozilit.

Fjala është për dy ekipet momentalisht që po luajnë në MLS, DC United dhe Los Angeles Galaxy.

Mesut Ozil. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Ndërsa skuadra e tretë është Inter Miami që është në pronësi të David Beckham dhe nga edicioni i ri do të jetë pjesë e MLS-së.

Problemi më i madh mbetet paga e lartë e mesfushorit që fiton momentalisht te Arsenali.

31-vjeçari synon që ta ndërpresë kontratën me Arsenalin në janar që si lojtar i lirë tek ekipi i ri të fitojë pagë më të lartë.

Për lojtarin interesim kishin shprehur edhe gjigantët turq si Besiktas, Fenerbahce e Galatasaray, por që Ozil ia ka mbyllur dyert pasi nuk mendon transferimin në Turqi. /Telegrafi/