Ousmane Dembele ka shtuar spekulimet që e lidhin me Arsenalin duke kaluar kohë në Londër.
“The Sun” shkruan sot se sulmuesi i Barcelonës është parë teksa humb kohë me me katër lojtarë të Gunners në Londër.
Raportohet se londinezëve u janë kërkuar 85 milionë euro për lojtarin francez, por Topçinjtë nuk kanë buxhet të madh për transfere gjatë verës.
Dembele është një mik i ngushtë i Pierre-Emerick Aubameyang nga koha e tyre kur kan[ luajtur së bashku në Borussia Dortmund.
Gjithashtu me ta ishin edhe Alexandre Lacazette, Henrikh Mkhitaryan dhe nënshkrimi i ri, Matteo Guendouzi.
Ndryshe, Dembele nuk e ka më vendin e sigurt pas transferimit të Malcolm nga Bordeauxit. /Telegrafi/