Site icon Telegrafi

​Osmani tregon nëse do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje

Vjosa Osmani pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës pret të formojë një iniciativë të re politike.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, por ka mbyllur të gjitha rrugët për një aderim të mundshëm në subjektet tjera politike.

Në Prime Time në Kanal 10, Vjosa Osmani tha se pas formimit të iniciativës do të shikojë mundësitë e bashkëpunimit me partinë e Albin Kurtit.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjithmonë kam thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e konsideroj si partnere të vetme. Duhet të ketë një bashkim forcash për ta mposhtur të keqen”, është shprehur ajo.

Ndryshe, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë sot se Vjosa Osmani e ka dorën e shtrirë nga ana e LVV-së për një bashkëpunim.

“Të përjetosh një përçmim të tillë nga partia jote, përderisa të vendosin për kandidate për kryeministre e pastaj të ndodhë aty një përjashtim i tillë, është e pafalshme dhe për çdo person që ka një minimum të dinjitetit njerëzor është e pa tolerueshme. Kështu që këto pakënaqësi e shprehur nga ana Vjosa Osmani, është e kuptueshme prej qytetareve të Kosovës. Ka të bëjë me faktin që një njeri ndjehet i tradhtuar nga bashkëpunëtorët dhe kolegët e vet për sa kohë që kur ju duhet e qesin para qytetarëve të Kosovës, si një logo të dëshirueshme dhe të mirë, por pastaj fillojnë ato procedurat e gjyqeve brenda partisë për me të përjashtua dhe me ta tregu vendin”, tha Konjufca. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version