Site icon Telegrafi

Osmani takohet me Ambasadorin Lebet, e njofton për bisedimet me LVV-në

Nënkryetarja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa dhe Armend Zemaj, janë takuar me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Huert Lebet.

Gjatë takimit Osmani e njoftoi Ambasadorin Lebet për diskutimet LDK-LVV drejt një programi të përbashkët në qeverinë ardhshme. Poashtu, znj. Osmani potencoi se prioritet i kësaj qeverie do të jetë alokimi i buxhetit drejt investimit në qytetarët e Kosovës veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe rritje të punësimit të rinisë dhe grave. Të gjitha këto arrihen vetëm nëse fillimisht garantohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit ku krerët e shtetit, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti duhet të jenë vet shembuj të udhëheqësve të pakorruptuar.

Ambasadori Lebet falënderoi LDK-në për qasjen konstruktive në proceset shtetformuese dhe ofroi përkrahjen e shtetit të Zvicrës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të facilituar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version