Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sërish për situatën në veri dhe sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë.
Osmani në një postim në platformën “X” ka shkruar se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me këtë akt terrorist.
Ajo tutje ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë mesazh të qartë se agresioni ka pasoja.
“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka ndarë edhe një video nga intervista e fundit që ka dhënë për televizionin britanik “4 channel” lidhur me ngjarjet e fundit./Telegrafi/
There is irrefutable evidence linking Serbia to the terrorist act against Kosovo – from the terrorists' training with the Serbian army to using Serbian-produced military grade weapons.
Serbia must be held accountable & receive a clear message that aggression has consequences. pic.twitter.com/bzgoug3kE2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023