Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas konfirmimit të dënimit me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin.
Osmani tha se më nuk ka dyshime se qëllimi i regjimit serb ishte gjenocidi.
Ajo u shpreh se rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë, deri në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit e tjerë dhe familjarët e të zhdukurve.
“Kur shohim një vendim si sot, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtje të patreguara të kryera nga regjimi gjenocid i Millosheviqit do të ndjehen sikur është bërë një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka dyshim tani se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiq dhe të tjerëve pjesë e atij regjimi, ishte gjenocid.
Osmani tha se ky vendim hyri në histori si rast i rrallë i vënies së drejtësisë.
“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë vënies së drejtësisë, por rajoni ka një rrugë të gjatë për të siguruar që të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve gjithashtu të marrin drejtësi. Me fjalët e Presidentit të SHBA-së,: “Drejtësia dhe pajtimi janë themeli për paqen dhe stabilitetin”, shkruan Osmani në Twitter. /Telegrafi/
When we see a verdict like today, the people & families who experienced untold suffering perpetrated by Milosevic’s genocidal regime will feel one step closer to justice. There is no doubt now that the intention of Milosevic, Mladic & others part of that regime, was genocide. 1/2 pic.twitter.com/MfMpFo9Ci4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2021
This judgement will go down in history as a rare case of justice delivered, but the region has a long way to go to ensuring other survivors & the families of the missing also get justice.
In the words of @POTUS ‘Justice & reconciliation are the foundation for peace & stability’. pic.twitter.com/cjZ19kRSf6
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2021