Site icon Telegrafi

Osmani në takim me ambasadorin e Hungarisë, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në takimin lamtumirës me ambasadorin hungarez  Laszlo Markus, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Për dialogun me Serbinë, Osmani ka përsëritur qëndrimin konfirmuar në mars të këtij viti me Rezolutën  e Kuvendit të Kosovës që lidhet me vijat e kuqe dhe temat që nuk mund të jenë pjesë e dialogut.

Gjatë muajit mars të këtij viti, me 57 vota për dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të propozuar nga dy partitë e koalicionit të Qeverisë Kurti, lidhur me dialogun me Serbinë, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Beogradin.

Lexo po ashtu Kuvendi miraton rezolutën që autorizon qeverinë të udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Në takim me ambasadorin hungarez u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet të dy parlamenteve dhe institucioneve të tjera.

“Historikisht marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve kanë qenë të mira. Kjo është konfirmuar edhe në vitet e fundit nga bashkëpunimi i mirëfilltë në fushën e politikës, ekonomisë dhe diplomacisë”, ka thënë Osmani gjatë takimit.

Rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u votua në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur për buxhetin, pa praninë e opozitës.

Kjo rezolutë, fillimisht ishte prezantuar para deputetëve në një seancë tjetër të jashtëzakonshme, të mbajtur më 11 mars, por në atë mbledhje nuk ishte hedhur fare në votim për shkak të kundërshtimeve të shprehura nga opozita. /Telegrafi/

Exit mobile version