Site icon Telegrafi

Osmani-Listës Serbe: Formimi i Ushtrisë nuk varet nga ju e as nga shefi juaj Vuçiq

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave që i kanë bërë deputetë të Listës Serbe lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se këta deputetë sot po thonë se duhet ta pyesin Vuçiqin për transformim e FSK-së në FAK.

“Unë ju them deputetëve të Listës Serbe se formimi i ushtrisë nuk varet as nga shefi i juaj në Beograd e as nga ju, e as nga ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Osmani, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shtuar se neni 126 i Kushtetutës sqaron se kompetencat e Ushtrisë përcaktohen me ligj.

Osmani ka thënë se po të kishte vullnet, sot do të bëhej ushtria. /Telegrafi/

Exit mobile version