Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dënuar kërcënimet e policëve të rinj serb në veri të vendit, gjersa thekson se kërcënimet e tilla vijnë nga Serbia dhe grupe kriminale.
Osmani në një postim në Twitter shkruan se kjo fushatë duhet të ndalet.
“Dënoj kërcënimet ndaj oficerëve të Policisë së Kosovës nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike.
Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, shkruan ajo.
Kërcënimet ndaj policëve serbë në veri i kanë dënuar edhe kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan, ambasadori gjerman, etj. /Telegrafi/
I condemn the threats on ?? Police officers by Serbia &its criminal groups. Our police is professional & multiethnic. This campaign must be stopped and the perpetrators must be brought to justice. We stand with our police officers while they bravely serve for a safer ?? for all.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 26, 2023