Site icon Telegrafi

Osmani e Lajçaku takohen në Forumin e Antalias, diskutojnë për zgjedhjet në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë.

Zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel, kanë qenë temat e diskutimit në këtë takim.

Në një postim në rrjetin social “X”, Lajçaku e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai.

Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku është takuar me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përjashton përdorimin e dinarit serb. /Telegrafi/

Exit mobile version