Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, iniciativa e se cilës i është bashkuar listës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë takuar qytetarët e Obiliqit mbështetjen e të cilëve e kanë kërkuar për zgjedhjet që pritet të mbahen pas një jave.
Atyre u kanë premtuar një jetë më të mirë në katër vitet e ardhshme, pa korrupsion.
Derisa Kurti e Osmani bënin ecje në sheshin e Obiliqit, aty qytetarët iu kanë ofruar pica. “krejt me zemër”, tha qytetari derisa iu ofroi picën.
Picën e marrë nga qytetari, Kurti e ka ngrënë gjatë ecjes që bënte në shesh.