Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.
Ceremonia u shënua me urime të shumta, ndër to edhe nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili vlerësoi kontributin e homologut të tij amerikan.
“Sonte një natë e shkëlqyeshme me shokun dhe kolegun tim, ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’,” tha Guerot.
Ai e quajti këtë çmim plotësisht të merituar për një ambasador të shquar siç ishte Hovenier.
“E kisha nderin të punoja me të dhe të ndihmoja Kosovën në rrugën euro-atlantike”, shkroi Guerot.
Sipas Presidencës së Kosovës, urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” i jepet individëve me kontribute të jashtëzakonshme për paqe, zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e humanizmit, duke vlerësuar në veçanti veprën jetësore të tyre.
Tonight my excellent friend and colleague 🇺🇸 @USAmbKosovo Jeff Hovenier was awarded the order “Dr Ibrahim Rugova” by President @VjosaOsmaniPRKS. A well deserved award for a great Ambassador I had the pleasure to work with, helping 🇽🇰 on its euro-atlantic path 🇨🇵🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/oKbGtyO6Ys
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) December 10, 2024