Site icon Telegrafi

Osimhen ‘ka vendosur’ klubin ku dëshiron të transferohet pasi të përfundojë huazimi tek Galatasaray

Victor Osimhen ka paralajmëruar lëvizjen e tij të radhës sipas raportimeve nga Italia, teksa emri i tij po vazhdon të lakohet gati çdo ditë në media. 

Sulmuesi 25-vjeçar po e shijon jetën në Turqi, atje ku iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi nga Napoli. 

Osimhen deri më tani ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshjet e tij të para nën urdhrat e Okan Buruk. 

Ai është i vendosur që të qëndrojë në Stamboll deri në përfundim të huazimit të tij, përkundër faktit që po lidhet me një transferim diku tjetër. 

Kjo sipas gazetarit Gianluca Di Marzio i cili ka thënë se Osimhen nuk ka interesim që të flasë me klubet tjera për momentin. 

“Ai dëshiron ta përdor këtë sezon si një mundësi për të lënë klubet e Ligës Premier të vendosin nëse duan të bëjnë një ofertë tek Napoli”, ka thënë Di Marzio. 

Di Marzio ka emëruar Paris Saint-Germainin si një prej klubeve të interesuara së bashku me një skuadër nga Arabia Saudite, emri i së cilës nuk dihet. 

Por një raportim tjetër nga Italia sugjeron se Osimhen do ta pranonte mundësinë për t’u bërë pjesë e Juventusit. 

Lexo po ashtu Gjiganti evropian konsideron nënshkrimin e Osimhen në janar

Prezenca e ish-drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli tek Juventusi, është një ndër arsyet pse ai do ta merrte këtë vendim sipas Il Mattino. 

Giuntoli ishte personi që e transferoi Osimhen tek Napoli nga Lille në vitin 2020 për shumën e 75 milionë eurove dhe tani ai po përpiqet që ta ‘rrëmbejë’ nigerianin nga ish-klubi i tij. 

Raporti tutje shton se Juventusi mund ta aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 75 milionë eurosh për ta transferuar atë në fund të sezonit 2024/2025. /Telegrafi/

Exit mobile version