Mesfushori skuadrës kineze, Shanghai SIPG, braziliani Oscar ka pranuar se një kthim në Angli mund të jetë në horizont pasi dëshiron kthimin te ish-skuadram Chelsea.
Mesfushori brazilian la Chelsea për t’u bashkuar me Superligën Kineze në janar të vitit 2017.
Transferimi i tij skuadrës së Shanghai SIPG i kushtoi plot 52 milionë funte apo 60 milionë euro, duke thyer kështu rekordin e transferimeve.
Megjithatë, Oscar ka shprehur dëshirë për tu kthyer në Ligën Premier, te ish-skuadra e tj, Chelsea.
“Po, unë do të kthehesha, unë jam ende i ri, jam vetëm 26 vjeç”, ka thënë fillimisht Oscar për PL Brasil.
“Kush e di, në dy apo tre vjet mund të rikthehem në Ligën Premier… Do të isha shumë i lumtur”.
“Preferoj të kthehem për Chelsean, nëse do ma hapnin derën për tu rikthyer”, përfundoi braziliani.
Ndryshe, Oscar erdhi te Blutë e Londrës në vitin 2012, ku zhvilloi plot 131 ndeshje, duke shënuar edhe 21 gola. /Telegrafi/