Misioni i OSBE-së në Kosovë ka ftuar serbët e veriut të marrim pjesë në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill.
Në një njoftim për media, OSBE ka kërkuar edhe nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ) t’i shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në vendvotime.
“Prandaj, votuesit kanë të drejtë të presin që nisma e tyre t’i përgjigjet në përputhje me legjislacionin përkatës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka mbikëqyrur procesin duke respektuar kuadrin ligjor dhe do të këshillohet t’i shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në qendrat e votimit, të cilat do të kërkonin shqyrtim më të plotë dhe konsultim të duhur”.
“Pavarësisht nga deklaratat e fundit zhgënjyese politike partiake që dekurajojnë votuesit nga ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike, do t’u mbetet votuesve në secilën komunë që të vendosin nëse do të votojnë ose jo për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në proceset dhe institucionet demokratike është thelbësore për lehtësimin e normalizimit”, thuhet në njoftim.
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) April 9, 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje serbëve në veri të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës Serbe, të cilët kërkuan të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit për largimin e kryetarëve në katër komunat në veri.
Sipas Osmanit, ky bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ajo ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojnë dhe ta ndëshkojnë presidentin e Serbisë për presionin që po ua bën serbëve.
Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovës ka vlerësuar se bojkoti i procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri nuk është në interes të qytetarëve. Kjo ambasadë ka vlerësuar se natyra demokratike e procesit do të dëmtohet nëse qytetarët do t’i ndjekin thirrjet e Listës Serbe për bojkot. /Telegrafi/