Orët e fundit të afatit kalimtar në zyrat e Real Madridi po bëhen më të furishëm.
Los Blancos janë shumë aktiv në këtë mbyllje të tregut dhe ka disa lojtarë nga skuadra e parë që mund të jenë kandidatë për të lënë skuadrën.
Ndër lojtarët që përbëjnë skuadrën e parë të Real Madridit e që mund të largohen janë: Jesus Vallejo, Dani Ceballos dhe befasisht Eden Hazard, i cili është i lidhur me një kalim te Juventusi , por dalja e të cilit do të ishte shumë e komplikuar për shkak të pagës së lartë që ka belgu, raporton AS.
Vallejo është shumë pranë largimit dhe Real Madridi po pret ofertë për lojtarin, për ta lënë të lirë të largohet ose në formë huazimi.
Për Ceballos ka shprehur interesim Real Betisi, dhe transferimi mund të jetë lehtë i arritshëm, pasi Eduardo Camavinga raportohet se ka kompletuar kalimin.
Dhe, së fundi, belgu, i cili nuk ka treguar formën e tij më të mirë që nga ardhja e tij në Madrid, mund të largohet nëse arrin një ofertë e lartë.
Përveç këtyre lojtarëve, nuk do të kishte largime të tjera. Nga ana e tij, Antonio Blanco ka vendin e tij në skuadër më shumë se të siguruar, pasi Ancelotti i ka premtuar se ardhja e Camavingas nuk do të ndryshojë rolin e tij në ekipin e parë sepse francezi luan në një pozicion tjetër. /Telegrafi/
Eduardo Camavinga has just signed his contract as new Real Madrid player. Paperworks between Real and Rennes were already signed in the night for €31m plus add ons. Here-we-go confirmed. ⚪️🇫🇷 #RealMadrid #DeadlineDay
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021