Telegrafi

Orari i xhiros së 25-të në Superligë, derbi në kryeqytet

Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fazës së fundit të garave të rregullta.

Takimi i parë i xhiros së 25-të do të zhvillohet mes Pejës dhe Vëllaznimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Verdhezinjtë janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion numërojnë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë që synojnë “Play-off”-in, kanë tetë fitore e 16 humbje.

Dueli i dytë i sfidës së shtunës është ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët ndodhen në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 13 humbje në pozitën e pestë.

Të dielën përballen kampioni Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni, që nuk po kalon në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Therandasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa e kundërta është me prizrenasit që kanë shtatë fitore e 17 humbje.

‘Ajka’ për në fund, ku të hënën përballën Sigal Prishtina dhe Trepça. Këto dy skuadra përveç që janë ndeshur tri herë gjatë garave të rregullta janë përballur edhe në dy finale. Prishtinasit i mundën në Superkupë, kurse mitrovicasit ju kundërpërgjigjën për Kupë. Bardhekaltrit janë në vendin e parë me 18 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e katërt me 15 fitore e nëntë humbje. /Telegrafi/

Prince Caffe Superliga – Java 25

E shtunë

17:00 Peja – Vëllaznimi

19:00 Rahoveci – Bashkimi

E diel

19:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

E hënë

18:30 Sigal Prishtina – Trepça