Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar orarin e ndeshjeve të javës së fundit në Ipko Superligë dhe Ligën e Parë.
Të gjitha ndeshjet e javës së 33-të apo të fundit në IPKO Superligën e Kosovës do të zhvillohen, të dielën, më 19 maj nga ora 16:00.
I gjithë fokusi do të jetë në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ku Feronikeli pret Prishtinën në ‘finalen’ e madhe, e cila do ta vendos titullin kampion për këtë sezon.
Interesant pritet të jetë edhe në ndeshjet tjera pasi shumica e klubeve janë të përfshira në garën për barazh.
Edhe ndeshjet e javës së 30-të apo të fundit të Ligës së Parë do të zhvillohen të gjitha në një ditë, shtunën, me përjashtim të ballafaqimit Onix – Vushtrria.
Kjo ndeshje, me pajtim të dy klubeve do të luhet të dielën dhe atë në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, pasi klubi vushtrrias do ta festojë ngjitjen në Superligë.
IPKO Superliga
Java e 33-të – 19/05/2019 (ora 16:00)
Ferizaj-Gjilani
Trepça’89-KEK-u
Feronikeli-Prishtina
Flamurtari-Llapi
Ballkani -Drita
Liria-Drenica
Liga e Parë
Java e 30-të – 18/05/2019 (ora 16:00)
2 Korriku-Ramiz Sadiku
Fushë Kosova-Vitia
Dukagjini-Drenasi
Arbëria-Istogu
Vllaznia-Trepça
Vëllaznimi-Bashkimi (K)
Kika-Besa
19/05/2019 (ora 16:00)
Onix-Vushtrria (ndeshja zhvillohet në Vushtrri)
/Telegrafi/