Liverpooli ka filluar diskutimet me Ligën e Futbollit Anglez për mundësinë e ndryshimit të luajtjes së dy ndeshjeve në dy gara të ndryshme në dy kontinente në të njëjtën ditë.
Reds arritën kualifikimin në çerekfinalen e Carabao Cup të mërkurën, duke mposhtur Arsenalin në penallti 5-4 pas një barazimi të çmendur 5-5 në kohën e rregullt.
Ata janë tërhequr në short të përballen me Aston Villan në çerekfinalen, e cila është caktuar të zhvillohet më 17 dhe 18 dhjetor.
Por, Liverpooli do të jetë në Katar për Kupën e Botës për Klube atë javë – me gjysmëfinalen e tyre të planifikuar për 18 dhjetor në Doha dhe Reds po përballen me një orar kaotik të ndeshjeve.
Zgjidhja më e mundshme është që udhëtimi i çerekfinales në Villa Park të zhvendoset më 8 janar, javën që është planifikuar ndeshja e parë e gjysmëfinales.
Kalendari mund të ndryshoj që ata të përshtaten për dy ndeshjet gjysmëfinale në Carabao Cup para finales në Wembley më 1 mars.
Por, gjatë diskutimeve është folur gjithashtu mundësia që Reds t’i emërojnë dy ekipe të ndryshme për dy ndeshje në gara të ndryshme.
Me Liverpoolin e detyruar të niset drejt Katarit nga FIFA, kjo mund të ngrejë mundësinë historike që dy ekipe të Liverpoolit të luajnë ndeshje të në të njëjtën ditë.
Liverpooli do të duhet të emërojë një skuadër prej 23 personash për Botërorin e Klubeve, e cila përfshin edhe tre portierë.
Sidoqoftë ata mund të vendosnin të lënë disa lojtarë për ndeshjen ndaj Aston Villas, dhe të luanin gjysmëfinalen e tyre kundër Al-Sadd, Hienghene Sport ose Monterrey me një skuadër të zvogëluar, ndërsa futbollistët e mbetur të bashkoheshin pas lojës me Villan, për të luajtur në ‘play-off’ ose për vendin e tretë në Kupën e Botës për Klube.
Në një skenar të tillë ata gjithashtu do të duhej të ndërhynin edhe në stafin e tyre stërvitor, me njërin ose dy ndihmësit e Jurgen Kloppit, Pep Lijnders dhe Peter Krawietz që mund ta drejtojnë ekipin në Carabao Cup.
Klopp bëri 11 ndryshime në fitoren ndaj Arsenalit , por shumica e titullarëve mund të emërohen në skuadrën prej 23 lojtarësh, që do të thotë se edhe më shumë të rinj do të duhej të thirreshin në ekip nëse mbetet e pandryshuar data e ndeshjes me Aston Villan.
Gjermani kërcënoi të tërhiqej nga gara pas fitores ndaj Gunners, por kjo mundësi është jashtëzakonisht e pamundur dhe në masë të madhe u parashtrua thjesht për të bërë presion tek EFL për të ndihmuar në lehtësimin e bllokimeve të ndeshjeve të Reds. /Telegrafi/