Telegrafi

Orari dhe zyrtarët e ndeshjeve të javës së gjashtë në Superligës e Kosovës, Drita-Prishtina të dielën  

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar orarin dhe zyrtarët e ndeshjeve të javës së gjashtë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Vikendi i kësaj jave do të sjell ndeshjet e gjashta në kampionatin elitar të Kosovës.

Kjo gjiro e Superligës së Kosovës do të fillojë me një ndeshje të ditës së premte, tri tjera do të zhvillohen të shtunën, ndërsa të dielën dy tjera.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i javës V-të në IPKO Superligë, futbollistët e Feronikelit dhe Ballkanit e thanë fjalën kryesore

Në ditën e premte do të zhvillohet vetëm ndeshja në mes të Ballkanit dhe Trepçës ’89, e cila fillon nga ora 15:45.

Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshje: Flamurtari-Feronikeli, Liria-Llapi dhe KEK-u-Drenica.

Dita e diel do të jetë dita e derbit Drita-Prishtina, e cila fillon nga ora 15:35 dhe do të gjykohet nga Dardan Çaka si kryesor dhe anësorët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Të dielën zhvillohet edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Gjilanit.

Ipko Superliga – Java e 6-të:

E premte, 21 shtator

15.45 Ballkani – Trepça ‘89

E shtunë, 22 shtator

15.45 Flamurtari-Feronikeli

15.45 Liria-Llapi

15.45 KEK-u -Drenica

E diel, 23 shtator

15.45 Drita-Prishtina

15.45 Ferizaj-Gjilani

/Telegrafi/