Telegrafi

Opsionet e Zidane për ta zëvendësimin e Vazquez në ndeshjen ndaj Liverpoolit

(Foto: Twitter/Marca)

Zinedine Zidane duhet t’i zgjidhë problemet me fazën e mbrojtjes për ndeshjen e të mërkurës kur Real Madridi do të përballet me Liverpoolin, pa disa prej mbrojtësve kryesorë, si Dani Carvajal, Sergio Ramos e Raphael Varane.

Ndërsa në ‘el Clasicon’ e fundjavës së shkuar u lëndua edhe Lucas Vazquez që ka luajtur si mbrojtës krahu.

Los Blancos fituan me rezultat 3-1 ndaj Redsave në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duhet ta mbrojnë këtë rezultat në sfidën kthyese në Anfield.

(Foto: Screenshot/Twitter/beIN SPORTS)

Meqenëse nuk i ka në dispozicion mbrojtësit e djathtë, Zidane duhet të improvizojë për sfidën ndaj Liverpoolit:

Lexo po ashtu Përfundon sezoni për Lucas Vazquez

Odriozola pjesë e mbrojtjes me katër lojtarë

Mbrojtës i majtë: Ferland Mendy
Qendërmbrojtës: Eder Militao
Qendërmbrojtës: Nacho Fernandez
Mbrojtës i djathtë: Alvaro Odriozola

Militao në krahun e djathtë ose në qendër

Mbrojtës i majtë: Marcelo
Qendërmbrojtës: Ferland Mendy
Qendërmbrojtës: Nacho Fernandez
Mbrojtës i djathtë: Eder Militao

Ose

Mbrojtës i majtë: Marcelo
Qendërmbrojtës: Eder Militao
Qendërmbrojtës: Ferland Mendy
Mbrojtës i djathtë: Nacho Fernandez

Valverde si anësor me tre qendërmbrojtës

Qendërmbrojtës: Eder Militao
Qendërmbrojtës: Ferland Mendy
Qendërmbrojtës: Nacho Fernandez

Fede Valverde mund të luajë në krahun e djathtë, kurse Marcelon në të majtin. /Telegrafi/