Telegrafi

Onana i interesuar të ribashkohet me Ziyech te Chelsea

Portieri Andre Onana po shikon me vëmendje mundësinë për t’u bashkuar me klubin anglez, Chelsea.

Chelsea është i prirur për të zëvendësuar portierin Kepa Arrizabalaga dhe tashmë po shikojnë opsionet e mundshme.

Portieri aktual i Ajaxit, Onana, ka përfunduar në radarin e Bluve dhe ka deklaruar tashmë dëshirën e tij për t’u larguar nga Amsterdami këtë verë.

Lexo po ashtu Onana konfirmon largimin nga Ajaxi në verë

Sipas mediumit britanik Daily Mail, 24-vjeçari do të dëshironte të bashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij, Hakim Ziyech, në Stamford Bridge.

Blutë përfunduan një marrëveshje për Ziyech në muajin shkurt, me reprezentuesin maroken që do t’i bashkohet klubit për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, portieri i Kamerunit është vlerësuar shumë dhe është edhe në radarin e gjigantit katalunas, Barcelona.

Por, Chelsea do t’i ofronte atij fanellën me numër 1 dhe një lëvizje në Ligën Premier mund të jetë shumë e mirë për të refuzuar. /Telegrafi/