Portieri Andre Onana po shikon me vëmendje mundësinë për t’u bashkuar me klubin anglez, Chelsea.
Chelsea është i prirur për të zëvendësuar portierin Kepa Arrizabalaga dhe tashmë po shikojnë opsionet e mundshme.
Portieri aktual i Ajaxit, Onana, ka përfunduar në radarin e Bluve dhe ka deklaruar tashmë dëshirën e tij për t’u larguar nga Amsterdami këtë verë.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, 24-vjeçari do të dëshironte të bashkohej me ish-bashkëlojtarin e tij, Hakim Ziyech, në Stamford Bridge.
Blutë përfunduan një marrëveshje për Ziyech në muajin shkurt, me reprezentuesin maroken që do t’i bashkohet klubit për sezonin e ardhshëm.
Në anën tjetër, portieri i Kamerunit është vlerësuar shumë dhe është edhe në radarin e gjigantit katalunas, Barcelona.
Por, Chelsea do t’i ofronte atij fanellën me numër 1 dhe një lëvizje në Ligën Premier mund të jetë shumë e mirë për të refuzuar. /Telegrafi/