Site icon Telegrafi

Olta Gixhari për Luiz Ejllin: Është i varur nga droga, është i sëmurë

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur një përplasje të fortë gjatë ditës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania.

Dyshja, të cilët janë edhe rivalë me njëri-tjetrin, kanë eskaluar me fjalët që kanë thënë.

Në një moment derisa të gjithë po kërcenin në dhomën e gjumit, aktorja thotë për këngëtarin se është vartës komplet.

“E di unë se çfarë jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha ajo.

Lexo po ashtu “Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit” - agravon debati mes Oltës dhe Luizit

E në atë çast, Ejlli është kthyer nga pasqyra dhe po bënte me gishtin e mesit në drejtim të Gixharit.

“Bëje kështu”, tha më tej ajo duke ndërruar formën e duke e kthyer në atë se si merren substancat narkotike.

Olta më pas i tha se do të zbulojë gjithçka që di rreth Kiarës, për atë se çfarë ka bërë jashtë, shtuar se e njohin të gjithë në Tiranë – kjo meqë Luizi ka nisur një njohje me të. /Telegrafi/

Exit mobile version