Olta Gixhari dhe Kiara Tito patën një tjetër sqarim bashkë sa i përket raportit të krijuar mes saj dhe Luizit.
Aktorja e njohur vazhdon të përsërisë faktin që prezantuesja nuk ka lidhje fare me të.
Madje, ajo ditën e djeshme (e shtunë) tha se nuk ka vlera fare si femër duke bërë që të ketë një zemërim nga Kiara.
Kjo e fundit u përpoq të sqarohej me Oltën, pikërisht për opinionin e saj lidhur me këtë gjë.
Olta i tha Kiarës se ajo pa Luizin, nuk është gati ta bëjë këtë lojë dhe se fokusi i saj në Big Brother është Luizi.
“Ke çfarë ke me Luizin, merru me Luizin mos u merr me mua”, i tha Tito në një moment Gixharit.
Në vazhdim të bisedës, Olta i tha se ndikohet nga Luizi në raport me të dhe me banorët e tjerë.
Luizi dhe Efi ndërkohë janë të mbyllur në një dhomë vetëm, kjo një befasi nga ‘Vëllai i Madh’ pasi fituan në ‘The Voice of Big Brother’. /Telegrafi/