Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e Olivier Giroud nga Arsenali.
Londinezët e kaltër duhet të kënaqen me francezin pasi nuk arritën të nënshkruanin me Fernando Llorente dhe Edin Dzeko që ishin objektivat primar.
Giroud ka udhëtuar me Arsenalin për ndeshjen e sotme ndaj Swansea City, por do ta fillojë ndeshjen nga banka rezervë.
Chelsea e ka bindur Arsenalin për shitjen e Giroud, pasi Dortmundit i duhet një zëvendësues pas shitjes së Aubameyang.
Michy Batshuayi do të jetë ai që do të udhëtojë për në Dortmund.
Giroud ka kontratë vetëm edhe 18 muja me Arsenalin, por Chelsea duhet të paguajë diku rreth 20 milionë euro.
Chelsea po ashtu është duke punuar që ta sjellë edhe Emerson Palmieri nga Roma, për shifrën e 20 milionë eurove, plus edhe bonuse. /Telegrafi/