Site icon Telegrafi

Oleksandr Usyk paralajmëron Furyn dhe Wilderin: Cilido që fiton do të përballet me mua

(Foto: Twitter/Mirror Fighting)

Oleksandr Usyk do ta shikojë me shumë vëmendje trilogjinë e shumëpritur ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder që zhvillohet të shtunën mbrëma në Las Vegas (në orët e para të të dielës me kohën tonë).

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në divizionet WBA, IBF, WBO dhe IBO, i ka paralajmëruar dy boksierët para duelit për titullin WBC se është duke planifikuar një përballje me fituesin.

Ukrainasi e nënshtroi Anthony Joshuan në Londër duke ia rrëmbyer titujt në duelin e 25 shtatorit dhe tashmë po mendon për titullin e vetëm që nuk e ka.

Usyk ka thënë se nuk i intereson se me cilin do të përballet, vetëm se dëshiron t’i jepet mundësia për duelin e unifikimit të titujve.

Lexo po ashtu Fury: Thellë në shpirt, Wilder e di se do të humbë sërish dhe do të pensionohet për të punuar në restorant

“Nuk mendoj shumë se kush do të fitojë. Do të jetë një meç i mirë. Mos e nënvlerësoni Deontay Wilderin, sepse ai gjithmonë e ka atë goditjen e nokautit”.

“Nuk ka dyshim se do ta shikoj dhe më intereson të shoh se kush do të fitojë. Do të ndeshem me cilindo që e mban rripin (titullin). Nuk më intereson nëse është Wilederi apo Fury”, ka deklaruar 34-vjeçari për DAZN. /Telegrafi/

Exit mobile version