Telegrafi

Ofertë e rëndësishme për Turan, gati largimi i tij nga Barcelona

Arda Turan është afër të largohet nga gjiganti spanjoll, Barcelona.

Mesfushori turk nuk ka arritur asnjëherë të jetë pjesë e rëndësishme e klubit katalunas dhe kësisoj pritet largimi i tij.

E përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’, ka raportuar se së fundmi në klubin e Barcelonës ka ardhur një ofertë për Turanin.

Gjiganti turk, Galatasaray ka ofruar 20 milionë euro për transferimin e Turanit në Stamboll.

30-vjeçarit iu është ofruar një kontratë katër vjeçare me pagë të lartë prej katër milionë euro në stinor.

Sipas medias spanjolle, Turan është tunduar me këtë ofertë dhe është afër pranimit të saj.

Interesim për reprezentuesin turk ka shfaqur edhe Inter dhe Arsenal. /Telegrafi/