Trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u ka thënë drejtorëve të klubit se Paul Pogba është prioriteti i tij për këtë verë.
Sport raporton se strategu spanjoll e sheh mesfushorin e Juventusit si lojtarin kryesor në planet e tij.
City është i gatshëm të paguajë deri 95 milionë euro për transferimin e francezit dhe është i gatshëm t’i ofrojë Pogbas kontratë deri në 20 milionë euro për sezon.
Guardiola po ashtu dëshiron që marrëveshja me lojtarin të përfundojë para Euro 2016.
Megjithatë, për nënshkrimin e tij, klubi anglez do të ketë konkurrencë të madhe, pasi ai kërkohet nga të gjitha klubet kryesore evropiane.