Telegrafi

Oferta e PSG për Messin mund ta shtyjë Mbappen drejt Real Madridit

(Foto: EuroSport)

Gjatë ditës së martë është raportuar se Paris Saint-Germaini ka bërë një ofertë për Lionel Messin, e cila është vështirë e refuzueshme.

Gazetari i respektuar i TNT Sports Brasil, Marcelo Bechler, ka njoftuar se kampioni francez ka kontaktuar me përfaqësuesit e superyllit të Barcelonës duke i bërë ofertë “që nuk mund të refuzohet”.

Në bazë të propozimit të PSG-së, argjentinasi do të nënshkruante kontratë të majme dyvjeçare me opsionin për ta zgjatur edhe për një vit shtesë.

Sipas AS, nëse Messi transferohet në Parc des Princes, kjo mund ta nxitë kalimin e Kylian Mbappe drejt Real Madridit.

Francezi ka kontratë me kampionin e Ligue 1 deri në vitin 2022 dhe akoma nuk ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e saj.

Nëse Messi pranon ofertën e PSG, atëherë Mbappe duhet të lirojë vend për shkak të pagës së madhe të argjentinasit, të cilin do ta mirëpriste edhe Neymar si partner në sulm. /Telegrafi/

(Foto: talkSPORT)