Kampioni i ri i Italisë, Juventus është në kërkim të një portieri për edicionin e ri.
Pas largimit të Gianluiggi Buffon, numri një i ‘Zonjës së Vjetër’, pritet të jetë polaku Wojciech Szczesny.
Por Juventusi po synon transferimin edhe të reprezentuesit italian, Mattia Perin.
25-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Genoas në katër vitet e fundit dhe ka pranuar se do t’i pëlqente transferimi te Juventusi.
Sipas gazetës italiane Corriere Dello Sport, Juventus tanimë ka bërë një ofertë zyrtare te Genoa.
Kampionët italian nuk kanë ofruar para por tre lojtarë për Genoan.
Stefano Sturaro, Rolando Mandragora (i huazuar te Crotone) dhe Moise Kean (i huazuar te Verona), i janë ofruar Genoas.
Sturaro dhe Mandragora edhe më parë kanë luajtur te Genoa si të huazuar nga Juventusi.
Genoa ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do ta pranojë ofertën e Juventusit apo jo.
Gjithsesi Juventus për transferimin e Perinit duhet ta mposhtë konkurrencën e Romës që gjithashtu e duan reprezentuesin italian. /Telegrafi/