Site icon Telegrafi

Oferta e Juves për Icardin, përfshihet edhe Higuain

Mauro Icardi në ndeshjen ndaj Spal (Foto: Getty Images)

Corriere della Sera thotë se Juventusi i ka ofruar Interit, Gonzalo Higuainin plus 50 milion 50 milionë euro për Mauro Icardin.

Sipas burimit të lartpërmendur klubi zikaltër është i gatshëm të takohet me Zonjën e Vjetër dhe të dëgjojë ata.

Thashethemet se kampionët italian kanë shfaqur interesim për argjentinasin janë shfaqur në javën e fundit dhe ato po marrin formë më reale me kalimin e ditëve.

Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

Klauzola e Icardit është 110 milionë euro, por është e vlefshme vetëm nga 1 deri më 20 qershor dhe për klubet jashtë Italisë.

Sipas CdS, avokatët e Zonjës së Vjetër janë duke studiuar kontratën e Icardit për të shikuar mos ka ndonjë zbrazëtinë të cilën ata mund të shfrytëzojnë.

Nëse jo, atëherë oferta në tavolinë do të jetë 50 milionë euro dhe Higuaini, të cilin e vlerësojnë 60 milionë.

Festa e madhe e Gonzalo Higuain pasi ia siguroi fitoren Juves ndaj Interit në Giuseppe Meazza më 28 prill 2018 (Foto: Getty Images)

Befasia është se lojtari dhe klubi nga Milano janë të gatshëm të dëgjojnë.

Vlen të theksohet se gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara, javën e kaluar kishte thënë se brenda kësaj jave do flitet me Interin për kontratën e re.

Në 34 ndeshje këtë sezon në Serie A, sulmuesi i skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti ka shënuar 29 gola, ndërsa Higuan që është pesë vjet më i vjetër se Icardi, 23 gola në 50 paraqitje në të gjitha garat për Juven. /Telegrafi/

Exit mobile version