Manchester United po vazhdon të interesohet për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.
United bëri hetime pasi reprezentuesi i Uruguait gjatë verës përpara se një lëndim në gusht e përjashtoi atë për gjysmën e parë të sezonit.
Araujo sapo është rikthyer në aksion për Barçën dhe Sport raporton se United mbetet i interesuar.
Është sugjeruar se klubi katalunas dëshiron 50 milionë euro për Araujon, i cili konfirmoi javën e kaluar se bisedimet për një marrëveshje të re ishin duke u zhvilluar.
Ndërkohë, agjenti i Araujos ka konfirmuar një tentativë nga Juventusi këtë javë për klientin e tij.
Andres Espinosa tha për Mundo Deportivo: “Ai ka marrë disa oferta këtë janar, më e rëndësishmja prej të cilave nga Bianconerët”.
“Por ai nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar sepse ai i jep përparësi Blaugranëve”. /Telegrafi/