Site icon Telegrafi

Ofendimet ndaj Kristit dhe kërcënimi për Luizin që i kushtuan Evës me skualifikim

(Foto: Screenshot/BBVA)

Pas eliminimit të Ermiona Lekbellos, për – siç u tha – shkeljes së rregullave të Big Brother VIP Albania, brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri erdhi një tjetër ‘Zarf i zi’.

Banorja tjetër që i theu rregullat ishte Eva Alikaj, e cila u skualifikua nga loja për shkak të kërcënimeve.

Të martën mbrëma, gjatë spektaklit televiziv, produksioni ua dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.

Aktorja e nisi zënkën fillimisht me Kristi Aliajn gjatë provave të vallëzimit, duke eskaluar me komentet duke e quajtur “budalla, injorant”.

Lexo po ashtu Një tjetër banore përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

Derisa debati mes tyre ishte përhapur në gjithë shtëpinë, ndërsa Eva bërtiste në dhomën e gjumit, Luiz Ejlli u acarua dhe u përfshi në debat.

E revoltuar dhe duke mos arritur t’i kontrollonte emocionet, Eva kaloi në kërcënime duke i thënë këngëtarit se i çante kafkën, derisa ai nuk reagoi aspak përkundër se ajo e ofendonte. /Telegrafi/

Exit mobile version