Telegrafi

Objektivi i Liverpoolit mund të largohet prej RB Leipzigut

Agjent i Emil Forsbergut thotë se objektivi i Liverpoolit nuk mund të garantojë se do të mbetet edhe gjatë në skuadrën e RB Leipzigit.

Skuadra e promovuar në Bundesligën gjermane ka humbur vetëm një herë gjatë sezonit vjeshtor, edhe atë prej kampionit Bayern Munich.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Çelësi i suksesit të tyre ka qenë suedezi Forsberg, i cili ishte transferuar për tre milionë euro prej Malmos në vitin 2015, transmeton Telegrafi.

Jurgen Klopp ka qenë njëherë për ta përcjell nga afërsia futbollistin dhe u ka rekomanduar zyrtarëve të klubit ta transferojnë në Anfield Road.

Ndryshe, sulmuesi deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka krijuar nëntë raste në 15 paraqitjet e gjertanishme në këtë sezon. /Telegrafi/