Site icon Telegrafi

Objektivi i dy skuadrave nga Manchesteri vazhdon kontratën me Benficën, tani ka një klauzolë tejet të lartë

Ruben Dias. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Ruben Dias prej kohësh është një objektiv i dy skuadrave të mëdha nga Manchesteri, City dhe United.

Qendërmbrojtësi portugez është përcjellë gjatë nga dy gjigantët anglezë që synonin transferimin e tij.

22-vjeçari ka qenë fantastik në vitet e fundit me Benficën, derisa është bërë pjesë e rëndësishme edhe te Portugalia.

Kur pritej largimi i tij nga Benfica për ta bërë hapin e madh, Dias ka befasuar të gjithë duke vazhduar kontratën me klubin aktual.

Reprezentuesi portugez ka nënshkruar kontratë të re me Benficën që i ka vënë edhe një klauzolë largimi.

Skuadrat që tani duan shërbimet e Ruben Dias duhet ta thyejnë klauzolën e tij prej 100 milionë eurove.

E në rast se do të ndodhte një gjë e tillë që një skuadër ta thyej klauzolën e Dias, atëherë portugezi do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori. /Telegrafi/

Exit mobile version