Telegrafi

I nxehti zhvesh meshkujt e estradës, gara për trupin më të mirë të verës 2017 (Foto)

Sezoni veror është shumë i ngjeshur me punë për artistët e Estradës Shqiptare.

Por, pavarësisht kësaj, ata gjejnë kohë që gjatë muajve të nxehtë të bëjnë edhe disa ditë të merituara pushimi, shkruan Telegrafi.

Femrat janë ato që gjithmonë tërheqin vëmendje me paraqitjet e tyre aktraktive, por jo pak mangut po ia lënë edhe meshkujt e estradës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

MC Kresha ditë më pari habiti të gjithë, teksa publikoi një fotografi ku shfaqej i zhveshur, nga i nxehti i madh, të cilin nuk po e përballonte.

Por edhe meshkuj të tjerë nga estrada si: Adrian Gaxha, Capital T, Noizy etj, kanë publikuar gjithashtu imazhe të nxehta, duke vënë në pah kështu edhe trupin e tyre muskuloz.

Disa prej tyre edhe nuk shquhet për ndonjë trup të palestruar, mirëpo prapëseprapë nuk hezitojnë që të ekspozohen në fotografi.

Telegrafi në vazhdim ju sjell një listë me paraqitjet më të nxehta të meshkujve të estradës gjatë verës 2017.

GJIKO

 

MC KRESHA

 

MOZZIK

 

CAPITAL T

 

GETINJO

 

NOIZY

 

SHPAT DEDA

 

2 TON

/Telegrafi/