Gjatë ditës u përhapën lajmet se Claudio Marchisio, do të largohet nga Juventusi me Milanin që ka kërkuar shërbimet e tij.
Corriere della Sera shkruan se është vetë Claudio Marchisio i cili e ka kërkuar largimin nga Juventusi që në këtë afat kalimtar.
Sipas gazetës lojtari nuk ka aspak raporte të mira me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili nuk e konsideron lojtar të formacionit bazë.
Ai kërkon të luajë me çdo kushte që të mos e humb vendin në Kombëtaren italiane, për të mos munguar në Kupën e Botës.
Milani është futur në këtë mes duke i kërkuar shërbimet e lojtarit.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, po ashtu është i interesuar tash e një kohë për lojtarin 31 vjeçar.
Marchisio të gjithë karrierën e ka zhvilluar te Juventusi, përveç një vit që ishte huazim tek Empoli.
Tifozët e Juventusit e kanë filluar një kampanjë me moton “Save Marchisio” (Ta shpëtojmë Marchision), pasi nuk duan në asnjë mënyrë që të humbin shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/